Ofrojmë zgjidhje të plota për projektet fotovoltaike — nga studimi i fizibilitetit deri tek ndërtimi, lidhja në rrjet dhe menaxhimi i vazhdueshëm. Punojmë si me projekte rezidenciale ashtu edhe me projekte industriale dhe publike.
Zhvillojmë projekte eoliane duke shfrytëzuar potencialin e lartë të erës në Shqipëri. Nga identifikimi i lokacionit deri tek instalimi i turbinave dhe lidhja me rrjetin kombëtar.
Shqipëria ka kapacitet të jashtëzakonshëm hidroenergjitik. Ne ofrojmë ekspertizë të plotë — nga studimi hidrografik deri tek ndërtimi dhe operimi i centraleve hidrike.
Projektim dhe instalim i rrjeteve elektrike të tensionit të ulët për ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale. Sisteme të automatsizuara, tablot elektrike, kabllim i strukturuar.
Punë në rrjetet e tensionit mesatar — transformatorë, kabllo TM, kabina shpërndarëse. Ekspertizë e certifikuar sipas standardeve OSHEE.
Ndërtim dhe rehabilitim i linjave dhe instalimeve të tensionit të lartë. Koordinim me OST dhe autoritetet kompetente.
Kontrata mirëmbajtjeje periodike dhe emergjente. Ekipet tona janë të disponueshëm 24/7 për ndërhyrje teknike të shpejta.
Ndërtim dhe rehabilitim i rrugëve, trotuareve dhe infrastrukturës rrugore publike. Projekt-zbatim i plotë sipas normave teknike.
Studime gjeoteknike, betoni i armuar, struktura metalike. Supevizion teknik dhe kolaudim.
Realizim i projekteve publike në bashkëpunim me bashki dhe institucione shtetërore. Transparencë dhe cilësi e garantuar.
Menaxhim i plotë i projekteve — planifikim, koordinim, mbikëqyrje dhe dorëzim sipas afatit dhe buxhetit.
Oferojmë asistencë të specializuar për marrjen e të gjitha lejeve dhe licencave të nevojshme — nga ERE, AKEP, Bashkitë, Ministritë dhe institucione të tjera shtetërore.
Kërkoni KonsultimKontaktoni sot për një konsultim falas dhe ofertë të personalizuar.
Na Kontaktoni